"Zëri i Luginës" do të prezantohet në qytetin e Ismail Kadaresë, Gjirokastër
Shoqëria Kulturoro Artistike "Zëri i Luginës" nga Bujanoci do të jetë mysafirë në festivalin "Festë-Argjiro 2016" që organizohet nga bashkia e Gjirokastrës në Shqipëri.Ky aktivitet kulturor e artistik do të shoqërohet me panairin e librit, artizanatave, dita e librit në shtëpinë e Ismail Kadaresë, paradë e kostumeve etnografike me të ftuar të ansambleve dhe shoqërive nga të gjitha treva shqiptare, Turqia dhe Greqia. Dhe Bullgaria.
Grupi nga “Zëri i Luginës” do të përfaqësohet prej 25 vetave dhe do të prezantojnë program artistik burimor nga treva jonë.
Festivali Ndërkombëtar i Folklorit “Festë-Argjiro 2016” është edicioni I VII-të që organizohet nga Bashkia e Gjirokastrës dhe tubon shoqëri të ndryshme shqiptare dhe ndërkombëtare në një qytet të trashëgimisë kulturore botërore të mbrojtur nga UNESCO./Titulli.com/